Lejuan ndërtimet pa leje, Prokuroria e Fierit çon në gjyq 6 ish-zyrtarë të IMT-së dhe një shtetas tjetër

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtatë persona, të akuzuar për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shpërdorim detyre”, të parashikuara nga nenet 199/a dhe 248 të Kodit Penal.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

Hetimet nisën nga procedimi penal nr.1665, datë 21.10.2024, ku u evidentuan shtatë raste ndërtimesh pa leje në territorin e Bashkisë Mallakastër. Sipas Prokurorisë, shtetas të ndryshëm kryenin punime me deklarata paraprake, të cilat në fakt kërkonin leje ndërtimi, ndërsa strukturat inspektuese dhe punonjës të policisë ishin në dijeni, por nuk ushtronin përgjegjësitë ligjore. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

Nga hetimet u provua se kryeinspektori dhe dy inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Mallakastër, si dhe tre ish-ndihmës specialistë pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, nuk kishin ndërhyrë për ndalimin e ndërtimeve të paligjshme, pavarësisht se ishin informuar për ekzistencën e tyre.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

Të pandehurit që do të përballen me drejtësinë janë:Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

Y.K., ish-Ndihmës Specialist/SPZ, Komisariati i Policisë Mallakastër – “Shpërdorim detyre” (neni 248).

I.B., ish-Ndihmës Specialist/SPZ, Komisariati i Policisë Mallakastër – “Shpërdorim detyre” (neni 248).

D.J., ish-Ndihmës Specialist/SPZ, Komisariati i Policisë Mallakastër – “Shpërdorim detyre” (neni 248).

A.X., ish-Kryeinspektor, IMT Mallakastër – “Shpërdorim detyre” (neni 248).

Sh.Xh., ish-inspektor, IMT Mallakastër – “Shpërdorim detyre” (neni 248).

K.Y., ish-inspektor, IMT Mallakastër – “Shpërdorim detyre” (neni 248).

L.M., për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” (neni 199/a).

Prokuroria e Fierit deklaron se do të vijojë me vendosmëri ndjekjen penale të çdo shtetasi që shkel regjimin juridik të tokës dhe ndërtimeve, si dhe punonjësve publikë që, përmes mosveprimit apo abuzimit me detyrën, kontribuojnë në shkeljen e ligjit.