“Shkarkimi i Veliajt nuk është politik”| Rusmaili sqaron kaosin e krijuar me interpretimin e ligjit

“Shkarkimi i Veliajt nuk është politik”| Rusmaili sqaron kaosin e krijuar me interpretimin e ligjit

|Bazuar në nenin 115 të Kushtetutës, kryetari i Bashkisë mund të shkarkohet për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve dhe ankimimi në Gjykatën Kushtetuese mund të bëhet brenda 15 ditëve. Ky i fundit, pezullon efektin e vendimit të Këshillit të Ministrave. Ndërkohë, neni 62 i ligjit për vetëqeverisjen vendore, në pikën C të tij, parashikon propozim të shkarkimit kur kryebashkiaku nuk paraqitet në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.| Këshilltari Ligjor i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Rusmaili, sqaroi në një lidhje direkte për “Opinion” referencën ligjore për rastin më të diskutuar së fundmi, atë të Erion Veliajt. Sipas tij, referenca e bërë deri më tani për çështjen është e gabuar. “Neni 115 i Kushtetutës ka përcaktuar një shkak kushtetues, shkelja...