Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 2 tetor 2025…
Kjo e enjte do të vijë me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët deri mesatar në të gjithë territorin. Në zonat malore të veriut dhe verilindjes mbi 1000 metra lartësi, si edhe në juglindje mbi 1100–1300 metra, priten reshje bore me intensitet të dobët deri mesatar. Për momente të shkurtra, shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të shkaktojnë vërshime të ujit dhe probleme të ndryshme në zonat urbane, kryesisht në qarqet Kukës, Durrës, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër, në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve. Temperaturat minimale do të zbresin në 11°C në orët e para të mëngjesit, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë deri në 16°C në orët e pasdites. Shënim: Disa imazhe gjenden nga...