Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Policia gjermane: Ka rritje të rrezikut për sabotim, pas arrestimeve në Serbi
Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka paralajmëruar të mërkurën për një rritje të rrezikut për “aktiviteteve sabotuese” në vend. Kështu tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë një zëdhënës i Ministrisë gjermane, pak ditë pas arrestimit të 11 të dyshuarve në Serbi për shkaktim të incidenteve në Gjermani dhe Francë. Të arrestuarit në Serbi akuzohen për nxitje të grupit për të kryer vepra penale, diskriminim racor dhe diskriminim të ndryshëm, si dhe spiunazh. Ata u arrestuan në Smederevë më 29 shtator dhe dyshohen për hedhjen e ngjyrës së gjelbër në Muzeun e Holokaustit, në disa sinagoga dhe në një restorant hebraik në qendër të Parisit, si dhe për vendosjen e kokave të derrave pranë vendeve fetare myslimane në atë qytet. Gjithashtu, ata...