Von der Leyen: Evropa s’do lejojë Rusinë të mbjellë përçarje dhe ankth

Von der Leyen: Evropa s’do lejojë Rusinë të mbjellë përçarje dhe ankth

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Evropa nuk do ta lejojë Rusinë të “mbjellë përçarje dhe ankth”. Duke folur për gazetarët para bisedimeve të liderëve të BE-së që po zhvillohen në Danimarkë, Von der Leyen ka theksuar një “model” sjelljeje pas një vale dronësh në të gjithë Danimarkën. “Është një model dhe ky model po vjen nga Rusia”, ka thënë von der Leyen teksa po fillonin bisedimet e mbrojtjes në Kopenhagen. “Rusia përpiqet të na testojë, por Rusia gjithashtu përpiqet të mbjellë përçarje dhe ankth në shoqëritë tona. Ne nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë”, ka shtuar ajo.