Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dekreti i Begajt për Tiranën/ Revoltohet Nard Ndoka: Presidenca të kthehet në azil për të moshuarit me Alzaimer
Ish-ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka, i njohur vitet e fundit për viralitetin në rrjete sociale, ku ka marrë edhe nofkën “doktor”, ka bërë një koment pasi është shprehur i revoltuar ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Ndoka shkon deri aty, sa jep edhe një recetë nga të tijat për zgjidhen e problemit, pasi kërkon që Presidenca të kthehet në azil për të moshuarit e sëmurë me Alzaimer. Postimi i Ndokës Ky dekret nuk është akt kushtetues, por një vulë gome e zyrës noteriale që Rama ka hapur brenda Presidencës. Institucioni që dikur quhej “balancë e shtetit”, sot është kthyer në zyrë shërbimesh publike, ku certifikohen dëshirat dhe urdherat e Kryeministrit siç vuloset një kontratë shitje kafshësh në pazarin e Milotit. Godina e Presidences, duhet të kthehet si qender azili per moshat...