Gazment Bardhi kandidat për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Xhelal Mziu!

Gazment Bardhi kandidat për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Xhelal Mziu!

Ndërsa Partia Socialiste ka shpallur tashmë kandidaten e saj për Tiranën, Partia Demokratike ndodhet ende në një proces intensiv për të përzgjedhur figurën që do të përfaqësojë opozitën në garën më të rëndësishme lokale. Deputeti Xhelal Mziu pranoi se mazhoranca ndodhet në një pozitë më komode në zgjedhjet e pjesshme, pasi kontrollon datën dhe kohën e procesit, por këmbënguli se PD po punon për të nxjerrë kandidatin më të mirë. “Pse nuk kandidon Gazment Bardhi? Ai është numri dy i partisë, një profil i lartë politik. Kështu e kuptoj unë kur thoni se beteja është politike,” pyeti moderatori.Mziu e kundërshtoi idenë se PD po kërkon me çdo kusht një figurë të lartë politike.“Nuk është e vërtetë. Modeli Ali Mehmeti kuotohet më shumë se një figurë...