Rama ndan pamjet me Mbretin e Danimarkës: Në Kopenhagen, pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit..

Rama ndan pamjet me Mbretin e Danimarkës: Në Kopenhagen, pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit..

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në samitin e Komunitetit politik të Europës në Danimarkë, ku përveç shteteve anëtare bëjnë pjesë edhe vendet aleate të BE-së.  Samiti i Kompenhagenit e mori stafetën pas samitit të Tiranës që u mbajt më 16 shtator. Në vigjilje të samitit, krerët e shteteve janë pritur në audiencë të veçantë nga Mbreti dhe mbretëresha e Danimarkës.  Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në faqen e tij, pamje nga kjo audiencë me shënimin: “Kopenhagen, Danimarkë- Mikpritja nga Madhëria e Tij, Mbreti Frederiku X, dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Margrethe II, në Pallatin Amalienborg.  Pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, sot rrugëtimi vijon në Kopenhagen, ku Danimarka ka marrë stafetën e organizimit të takimit të radhës”.