SHBA garanton Katarin me urdhër presidencial

SHBA garanton Katarin me urdhër presidencial

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka lëshuar urdhër ekzekutiv duke u zotuar për të mbrojtur sigurinë e Katarit, përfshirë ndërhyrjen ushtarake nëse vendi sulmohet, transmeton Anadolu. Urdhri erdhi tre javë pasi Izraeli kreu sulme ajrore që shënjestruan udhëheqësit e Hamasit në Doha, gjë që shkaktoi kritika të ashpra si nga zyrtarët e Katarit ashtu edhe nga ata amerikanë. Urdhri i lëshuar të hënën siç duket e siguron Katarin se një sulm i tillë nuk do të ndodhë përsëri, duke deklaruar se çdo sulm ndaj vendit do të konsiderohet “kërcënim për paqen dhe sigurinë e SHBA-së”. Katari, ku ndodhet baza më e madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, prej kohësh e ka konsideruar SHBA-në, si shumë nga fqinjët e saj të Gjirit, një...