Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Do humbni lekë e kohë’, Rama paralajmëron pronarët e ndërtimeve pa leje: Do të përballeni me pasoja të rënda
Vijon aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës. Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamje nga shembja e ndërtesave pa leje, shkruan se ndërtimet pa leje në hapësira publike duhet që të ndalen. Rama shkruan se të gjithë ata, që vijojnë ndërtimet do të përballen me ligjin. ‘Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës. U them të gjithë atyre që e vazhdojnë këtë “sport” të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male, ndaluni. Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda’, shkruan ai. Ndërhyrja e parë në zonat e mbrojtura, ndodhi në Theth, gjatë muajit korrik. Aksioni në Theth u shoqërua...