Gjermania arreston pjesëtarë të dyshuar të Hamasit që besohet se synonin institucione hebraike

Gjermania arreston pjesëtarë të dyshuar të Hamasit që besohet se synonin institucione hebraike

Autoritetet gjermane i kanë arrestuar tre të dyshuar si operativë të huaj të Hamasit, për të cilët besojnë se po përgatiteshin për një akt të rëndë dhune në Gjermani, thanë prokurorët të mërkurën. Hamasi është grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Sipas prokurorëve, tre burrat dyshohet se ishin të përfshirë, të paktën nga vera e këtij viti, në sigurimin e armëve të zjarrit dhe municioneve për Hamasin, me qëllim përdorimin e tyre në atentate ndaj institucioneve izraelite ose hebraike në Gjermani. “Gjatë arrestimeve të sotme, u gjetën armë të ndryshme, përfshirë një pushkë automatike AK-47 dhe disa pistoleta, si dhe një sasi e konsiderueshme municionesh”, thuhet në një deklaratë të prokurorëve federalë. Që të tre të dyshuarit, të...