Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Formimi profesional në rritje me 49%, të rinjtë braktisin universitetin për zanatet
Gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, 7589 individë kanë marrë formimin profesional. Këto shifra tregojnë një rritje me 49%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit që lamë pas. Por pyetja që ne ngremë, është një zgjedhje e të rinjve të cilët nuk duan të studiojnë në universitete apo kërkesë e tregut? Gertjana Hasalla Eksperte punësimi: “Realisht është një kërkesë e tregut, sepse tregu sot më shumë se çdo gjë tjetër po kërkon persona që kanë aftësi të caktuar profesionale për të ecur përpara por edhe për t’u bërë pjesë e tij. Le të themi që ka një ndryshim të jashtëzakonshëm edhe në mendësinë e njerëzve sidomos krahasuar me 10 vite më përpara. Para 10 vitesh ishte e nevojshme, madje ishte kërkuar që ti të kishe...