Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Taksat e makinës paguhen online, përfitojnë 157 mijë drejtues mjetesh, kursehet kohë dhe para
Taksat e makinës tashmë mund të paguhen edhe online, në portalin qeveritar e-Albania, ku është shtuar edhe ky shërbim. “Çdo qytetar, mjafton të ketë aplikacionin e-Albania në telefon apo kompjuter, të logohet aty dhe të shkojë te kategoria taksat e automjetit dhe të ndjekë hapat e pagesës, që janë shumë të shpejta, të menjëhershme. Numri i përfituesve është 157 mijë drejtues mjetesh, kjo është një risi dhe lehtëson jetën për qytetarët duke qenë se deri dje ofrohej vetëm në sportelet e Drejtorive rajonale të Drejtorisë së Shërbimit Rrugor. Kursehen kohë, para”, tha Endri Haxhiu, drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor. Detyrimi do të mbahet nga llogaria bankare e individit. “Siguria është maksinmale. Aktorët përfshirë në këtë proces janë DPSHTRR, AKSHI dhe...