Mjerë ai njeri që nuk ka mësuar të shpresojë e të dashurojë

Mjerë ai njeri që nuk ka mësuar të shpresojë e të dashurojë

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit polak, Joseph Conrad: Përveçse nga miqtë, njeriu mund të gjykohet edhe nga armiqtë që ka. Rrugët që shpien në plotësimin e dëshirave të zemrës, janë të gjitha të gjata. Të mira apo të këqija, të rëndësishme apo jo, gjërat ndodhin vetëm rastësisht. Është tipike e njeriut të papërvojë, të mos besojë në fat. Sa më inteligjent të jetë njeriu, aq më pak i beson absurdit. E vërteta mund të jetë edhe më e ashpër se karikatura. Mjerë ai njeri, zemra e të cilit, që në rini nuk ka mësuar të shpresojë, të dashurojë dhe të ketë besim tek jeta.ObserverKult ————- Lexo edhe: BLACK: DËGJOJE TRUPIN TËND DHE RESPEKTOJE…