Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Në PD mbizotëron pragmatizmi”, Alibeaj: Bëhet bashkë me pushtetin për të goditur drejtësinë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe kryetari i partisë Djathtas 1912, Enkelejd Alibeaj në një intervistë televizive, ka komentuar zhvillimet politike në vend. Ai tha se me Partinë Demokratike nuk e lidh asgjë nga ana politike. Kryetari i partisë “Djathtas 1912″ u shpreh u më tej se në PD ka mungesë zërash kundër, dhe se partia po bashkëpunon me pushtetin për të goditur drejtësinë. Alibeaj theksoi se nuk bëri kompromis me parimet e tij për interesa personale dhe se largimi nga PD erdhi kur ajo mori një drejtim tjetër. “Unë mendoj se në politikë, morali nuk duhet të vdesë kurrë. Me Partinë demokratike , nga ana politike nuk më lidh asgjë. Por mund të bëjmë një analizë të jashtëm. Do të duhet të ishte një force...