Bizneset në krizë/ Mungesë punonjësish dhe kontratash, rënie në tregti e industri

Bizneset në krizë/ Mungesë punonjësish dhe kontratash, rënie në tregti e industri

Vjeshta ka nisur me pesimizëm për ekonominë, sikundër u mbyll edhe vera. Për shkak të ecurisë jo të mirë të aktivitetit dhe mungesës së punonjësve, bizneset e sektorit të tregtisë kanë ulur besimin në ekonomi me 9.7% në muajin shtator. “Mungesa e prodhimit industrial, rënia e kontratave të reja si dhe pritshmëritë jo pozitive për eksportet në muajit e ardhshëm, kanë bërë që sektori i industrisë të jetë pesimist në shtator, dhe për pasojë treguesi i besimit në ekonomi ra me 6.3%”, thotë Banka e Shqipërisë. Vjeshta duket e ‘mbarë’ për sektorin e turizmit, qytetarët dhe ndërtuesit. Referuar vrojtimit, bizneset në fushën e shërbimeve ishin 2% më shumë optimistë në muajin e kaluar, ndikuar prej rritjes së kërkesës, pra po vijon të kenë pushues edhe në vjeshtë....