Buta kërkon lirinë, reagon Gjiko

Buta kërkon lirinë, reagon Gjiko

Ashtu sikurse u bëmë me dije pak më herë, reperi i njohur Buta, është paraqitur sot para Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku po përballet me akuza për shitblerje të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Ai u arrestua më datë 11 shtator, ndërsa një ditë më pas, më datë 12 shtator, gjykata vendosi ndaj tij masën e paraburgimit. Në seancën e sotme, Buta, emri i vërtetë i të cilit nuk është bërë publik zyrtarisht nga autoritetet, kërkoi lirimin nga paraburgimi, duke u bërë thirrje gjykatësve që të marrin parasysh rrethanat e tij familjare. “Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesem për nënën time 63-vjeçare, vajzën 1-vjeçare dhe gruan. Ato nuk mund t’i përmbushin nevojat e përditshme pa mua,” – u shpreh ai para trupit...