“Kam thyer këmbën”, Bardh Spahia ‘justifikohet’ dhe nuk shkon në gjyq, dështon seanca

“Kam thyer këmbën”, Bardh Spahia ‘justifikohet’ dhe nuk shkon në gjyq, dështon seanca

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ishte planifikuar për sot zhvillimi i seancës gjyqësore në ngarkim të deputetit demokrat, Bardh Spahia, por seanca ka dështuar për shkak të mosparaqitjes së tij në gjykatë.Sot në seancë do të ishte vetë Spahia i cili do të jepte deklaratat e tij, por mungesa e tij është justifikuar nga avokatët për shkak se ka thyer këmbën prej 1 muaji dhe nuk i rekomandohet të lëvizë. Prokurorja e çështjes, Dorina Bejko pasi ka shqyrtuar dokumentin e avokatëve për gjendjen shëndetësore të Bardh Spahisë, ajo i bëri me dije avokatit se klienti i tyre mund të lëvizë me paterica dhe se duhet të merren masa për paraqitjen e tij në seancën e ardhshme. Seanca e radhës u caktua më 10 tetor...