Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Pija që s’mungon në asnjë mëngjes, 1 Tetori Dita Ndërkombëtare e Kafesë
1 Tetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Kafesë, megjithëse çdo ditë mund të cilësohet si e tillë, sepse askush nuk mund ta imagjinojë nisjen e ditës pa konsumuar një fikxhan kafe. Sidoqoftë, 1 Tetori është rasti për të nxjerrë në pah kulturën, traditën dhe rëndësinë e kafesë në jetën e miliarda njerëzve. Kafeja nuk është vetëm pija më e dashur e përditshmërisë, por edhe një nga produktet me histori të madhe, peshë shoqërore dhe në disa raste, vlerë jashtëzakonisht të lartë. Si lindi Dita Ndërkombëtare e Kafesë? Dita Ndërkombëtare e Kafesë u shënua për herë të parë më 1 tetor 2015, nën organizimin e Organizatës Ndërkombëtare të Kafesë (ICO). Kjo organizatë u themelua në vitin 1963 pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Parë Ndërkombëtare të...