VIDEO – “Ne e bëjmë atë që themi…”, kryebashkiaku Benet Beci inspekton punimet tek Muzeu i Lundrimit

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, inspektoi sot punimet në Muzeun e Lundrimit, një investim i rëndësishëm që pritet ta bëjë të veçantë projektin transformues të hyrjes së qytetit.
“Muzeu i Lundrimit është një vepër e jashtëzakonshme, që tregon se ne realizojmë atë që premtojmë. Së bashku me portin dhe parkun e rekreacionit, më i madhi i ndërtuar ndonjëherë në Shkodër, kjo hapësirë do ta kthejë hyrjen e qytetit në një zonë moderne dhe të zhvilluar”, u shpreh kryebashkiaku.

Punimet pritet të përfundojnë në qershor të vitit të ardhshëm, kur muzeu do të plotësohet edhe me sheshin e ri të eventeve, një hapësirë bashkëkohore e konceptuar për aktivitete kulturore dhe artistike. Ky investim do të sjellë një identitet të ri për Shkodrën, duke e pozicionuar atë si një qytet europian, ku kultura, historia dhe zhvillimi urban ecin krah për krah.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!