Xhevahir Spahiu: Poezia e Gaqo Apostolit i ngjan një ditari lirik…

Xhevahir Spahiu: Poezia e Gaqo Apostolit i ngjan një ditari lirik…

Xhevahir Spahiu Nga Xhevahir Spahiu Parathënie e librit poetik: “Ç’ma trazoi jetën një grua” 1.Poezia e Gaqo Apostolit i ngjan një ditari lirik, shfletuar nga gishtërinjtë e një ere të padukshme që s’dihet se nga fryn: gjendjet shpirtërore, në rrjedhën e viteve, rreken të kthehen në gjetje artistike që kapërcejnë çastin e, më tej, vetveten.Janë rrathë të një fati njerëzor që priten me rrathë fatesh të tjerë. Pikërisht këtu nis bashkëbisedimi i ndjerë, i hapur, begator.Dëshira ngulmonjëse për t’u rrëfyer është çlirim nga zjarrmia, nga ankthet, nga synimi për t’u dëshmuar. Ky dëshmim i vetvetes jashtë vetvetes, si me thënë, gjetiu e n’asgjëkund, në një botë të të gjithëve e të askujt, krijon një hapësirë lirie më tepër,pasuron lirinë fillestare. Në dukje, thjesht një përmasë...