Kreu i PD Sali Berisha, do të jetë një nga folësit politikë, ndërsa tjetri që pritet të ketë një komunikim do të jetë edhe strategu i fushatës së Donald Trump, Chris LaCivita i cili pritet të mbërrijë në Shqipëri mbrëmjen e sotme.
Partia Demokratike nis sot në orën 19:00 në sheshin Nënë Tereza zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Ndërkohë që në podium pritet të ngjiten edhe qytetarët të cilët do të rrëfejnë historitë e tyre, qytetarë të cilët vijnë nga shtesa të ndryshme. Më 12 prill do të prezantohet programi ku kandidatët sipas një udhëzimi do të takojnë qytetarët për t’ua bërë të ditur programin.
Zgjedhjet e 11 majit/ PD çel sot fushatën, LaCivita krah Berishës ja detajet e fundit nga organizimi
