Deri në 10 mijë euro në ditë, CNN zbardh skemën si kriminelët po rekrutojnë të rinjtë

Deri në 10 mijë euro në ditë, CNN zbardh skemën si kriminelët po rekrutojnë të rinjtë

Rrjetet sociale po shndërrohen në një mjet të rrezikshëm në duart e karteleve kriminale, të cilat po rekrutojnë të rinj me premtime për fitime të mëdha dhe të shpejta. Sipas një hetimi gjashtëmujor të CNN, dhjetëra profile anonime në platforma si Facebook, TikTok dhe Snapchat publikojnë shpallje ku ofrohen shuma të majme, nga 5 deri në 10 mijë dollarë në ditë, për punë që duken të padëmshme, si transportimi i personave nga një vend në tjetrin. Në realitet, bëhet fjalë për trafik të emigrantëve. Një e re nga Phoenix, Arizona, rrëfeu se pas një shpalljeje të tillë iu kërkua të transportonte emigrantë pranë kufirit jugor me Meksikën. Ajo, ndonëse nuk kishte makinë, gjeti dikë tjetër dhe ndau fitimin. Pas disa rasteve të ngjashme, vetë ajo...