Skandal/ Kapen sërish perime me pesticide nga Shqipëria, Kroacia bllokon 8 mijë kg speca të kuq djegës të Divjakës

Skandal/ Kapen sërish perime me pesticide nga Shqipëria, Kroacia bllokon 8 mijë kg speca të kuq djegës të Divjakës

8000 kg speca nga Divjaka janë bllokuar sot nga autoritetet e Kroacisë. Bëhet me dije se kjo sasi speci i kuq djegës e madhe është bllokuar pasi ka rezultuar me tre preprarate bujqësore të ndaluara. Mësohet se sasia e ndaluar do të asgjësohet në Kroaci. Kjo nuk është hera e parë që perime nga Shqipëria të importuara drejt Kroacisë dhe Sllovenisë bllokohen për shkak të përmbajtjes së pesticideve, ku rasti i fundit ishte një muaj më parë.