Vonesa deri në 4 vite për zbardhjen e vendimeve, ILD jep masën disiplinore për gjyqtarin në Sarandë

Vonesa deri në 4 vite për zbardhjen e vendimeve, ILD jep masën disiplinore për gjyqtarin në Sarandë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj, me detyrë në Gjykatën e Shkallës së Parë, Juridiksioni i Përgjithshëm Sarandë, pas hetimit disiplinor të nisur për shkelje të rënda në përmbushjen e detyrimeve funksionale. Hetimi është bazuar në 13 ankesa për vonesa të përsëritura në zbardhjen e vendimeve gjyqësore, që në disa raste kanë shkuar deri në 4 vite tejkalim të afatit ligjor. Vendimet i përkasin periudhës 2021–2023, ndërkohë që janë përfshirë edhe dy procedime të mëparshme që janë bashkuar në një dosje të vetme hetimore. Raporti i ILD-së vë në dukje se: Vonesat në zbardhje nuk janë episod i izoluar, por një model i përsëritur për tre vite radhazi, duke tejkaluar çdo standard ligjor dhe profesional; Shkeljet kanë sjellë...