Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U emërua në krye të AMP-së, Merkaj zhvillon takimin e parë me stafin pas marrjes së detyrës
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj zhvilloi takimin e parë prezantues me stafin e institucionit pas marrjes së detyrës. Gjatë fjalës së tij Merkaj prezantoi vizionin dhe prioritetet kryesore të drejtimit, duke theksuar rëndësinë e profesionalizmit, integritetit dhe transparencës në ushtrimin e misionit të Agjencisë. Në vijim të takimit ai kërkoi bashkëpunim të ndërsjelltë dhe angazhimin e çdo punonjësi, si një element thelbësor në garantimin e llogaridhënies dhe forcimin e besimit të publikut. Merkaj u emërua ditën e djeshme në krye të AMP-së disa kohë pas dorëheqjes së Florjan Sulejmanit. Merkaj ka drejtuar edhe me herët kur AMP ishte e emëruar Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Gjithashtu ai ka mbajtur edhe disa poste në Policinë e Shtetit. Ai...