Një fitues i “Topit të Artë” për debutuesit e Botërorit 2026, Fabio Cannavaro drejt stolit të përfaqësueses aziatike

Një fitues i “Topit të Artë” për debutuesit e Botërorit 2026, Fabio Cannavaro drejt stolit të përfaqësueses aziatike

Federata e Futbollit të Uzbekistanit ka nisur zyrtarisht bisedimet për të emëruar trajnerin e ri të kombëtares, në prag të përgatitjeve për turnetë madhorë, përfshirë debutimin historik në Kupën e Botës 2026. Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, kandidati kryesor aktualisht është ish-kampioni i botës dhe fituesi i “Topit të Artë”, Fabio Cannavaro. Sipas burimeve të afërta me çështjen, negociatat mes palëve janë aktive dhe në zhvillim. Federata uzbeke është duke shqyrtuar seriozisht emërimin e ish-mbrojtësit italian si trajner, teksa në tryezë po diskutohen detaje si kohëzgjatja e kontratës, paga dhe stili i punës. Përveç Cannavaros, në listën e shkurtër të federatës janë përmendur edhe dy emra të mëdhenj: Joachim Löw, ish-trajner i Gjermanisë dhe kampion bote më 2014, dhe Paulo Bento, i...