Mbyllet qeveria e SHBA-së pasi ligjvënësit nuk arritën një marrëveshje, ambasada kufizon aktivitetin

Mbyllet qeveria e SHBA-së pasi ligjvënësit nuk arritën një marrëveshje, ambasada kufizon aktivitetin

Ngërçi në Capitol Hill rrezikon qindra mijëra vende pune dhe miliarda dollarë humbje ekonomikeQeveria e SHBA-së është mbyllur për herë të parë pas gati shtatë vitesh, duke vënë në rrezik qindra mijëra vende pune dhe duke e zhytur Uashingtonin në një nga krizat më të mëdha politike të mandatit të dytë të Donald Trump.Kriza e buxhetit në Shtetet e Bashkuara po reflektohet edhe në funksionimin e përfaqësive diplomatike jashtë vendit. Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, ambasadat amerikane kanë njoftuar kufizime në aktivitetin e tyre të përditshëm. Në një njoftim publik, theksohet se komunikimi zyrtar dhe përditësimet në faqet zyrtare të rrjeteve sociale do të reduktohen ndjeshëm, përveç rasteve të emergjencave të lidhura me sigurinë.“Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve...