Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nga kapiten i të rinjve të Serbisë te lojtar i Kosovës, rikthehet në vëmendje vendimi historik i Arton Zekajt për të përfaqësuar “Dardanët”
Gjashtë vite më parë, Arton Zekaj, kapiteni i ekipit të të rinjve të Serbisë, vendosi të ndryshojë fanellën dhe të luajë për vendin e tij të origjinës, Kosovën. Një vendim që u prit me shumë polemika dhe tensione mes federatave, duke shkuar deri në ndërhyrje në nivelin e FIFA-s. Në fillim të këtij viti, Zekaj u largua nga klubi i Hisperanges në Luksemburg dhe që atëherë nuk ka qenë pjesë e ndonjë skuadre tjetër. Portali serb, Kurir.rs, ka rikthyer në vëmendje këtë rast në prag të ndeshjes Serbi-Shqipëri në 11 tetor. Në një intervistë të vitit 2018 dhënë për Kurir, Zekaj shpjegoi se arsyeja kryesore e ndërrimit të kombëtares ishte mungesa e përkrahjes nga Federata Serbe e Futbollit. Ai theksoi se dëshiron të luajë për...