Mbyllet qeveria e SHBA-së pasi ligjvënësit nuk arritën një marrëveshje

Mbyllet qeveria e SHBA-së pasi ligjvënësit nuk arritën një marrëveshje

Ngërçi në Capitol Hill rrezikon qindra mijëra vende pune dhe miliarda dollarë humbje ekonomikeQeveria e SHBA-së është mbyllur për herë të parë pas gati shtatë vitesh, duke vënë në rrezik qindra mijëra vende pune dhe duke e zhytur Uashingtonin në një nga krizat më të mëdha politike të mandatit të dytë të Donald Trump.Mbyllja, e cila filloi menjëherë pas mesnatës në Uashington, erdhi pasi republikanët dhe demokratët nuk arritën të gjenin një marrëveshje për financimin e qeverisë federale në vitin e ri fiskal.Agjencitë federale pritet të nisin pushime masive të stafit dhe të shkurtojnë shërbimet publike.Në një sërë votimesh të martën vonë, republikanët dhe demokratët në Senat hodhën poshtë propozimet rivale, që do të kishin parandaluar mbylljen. Mbyllja pritet të rezultojë në pushimin nga puna...