Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sa kushton të jesh vetëm apo me fëmijë në Shqipëri, ja kosto e jetesës/ Shifrat e raportit të INSTAT
Kostot e jetesës rriten veçanërisht për familjet me fëmijë në Shqipëri, ndërsa individët e vetëm përballen me presionin e inflacionit të përditshëm, por me një nivel më të ulët të shpenzimeve. Për periudhën 2021–2023, familjet me më shumë të rritur dhe fëmijë shpenzojnë dukshëm më shumë, sipas raportit të INSTAT, ndërsa individët që jetojnë vetëm kanë shpenzimet më të ulëta. Në vitin 2021, një person i vetëm shpenzonte mesatarisht 46.815 lekë në muaj, ndërsa një familje me tre ose më shumë të rritur dhe fëmijë shpenzonte 98.795 lekë. Familjet me dy të rritur dhe fëmijë kishin një nivel shpenzimesh prej 87.439 lekësh, ndërsa dy të rritur pa fëmijë shpenzonin 63.557 lekë. Mesatarja totale për të gjitha tipologjitë e familjeve ishte 84.548 lekë. Vitet pasuese treguan...