“Unë s’kam ndërmend të…”/ A ka një emër PD si kandidaturë për Bashkinë Tiranë, Këlliçi: Ja për çfarë jemi dakordësuar

“Unë s’kam ndërmend të…”/ A ka një emër PD si kandidaturë për Bashkinë Tiranë, Këlliçi: Ja për çfarë jemi dakordësuar

Pas përfundimit të takimit të PD me aleatët në lidhje me zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, Belind Këlliçi ka bërë me dije se opozita është e unifikuar për faktin që duhet të dilet me një kandidat të vetëm. Belind Këlliçi: Ishte një takim shumë pozitiv e produktiv, kemi rëndë dakord për një kandidaturë që duhet të unifikojë të gjithë spektrin opozitar. Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Tiranës. Kemi diskutuar emra të përveçëm. Unë s’kam ndërmend të dal me emra konkret, do të shqyrtojmë çdo propozim.