Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Tritan Shehu: Vetëm unë dhe Sali Berisha po e mbështesim planin e Trump për Gazën
Deputeti demokrat Tritan Shehu në një intervistë kritikoi edhe sjelljen e qeverisë dhe mazhorancës së fundmi, duke mos e mbështetur iniciativën amerikane për Gazën. “Iniciativa e Tump është e jashtëzakonshme, për të zgjidhur një nga konfliktet më komplekse, një histori shumëvjeçare, një iniciativë që vendos paqen, eliminon rreziqet e terrorizmit. Shmang edhe vdekjet e panevojshme, ndërsa plani me 20 pika duhet duartrokitur edhe pse ka vështirësi. Kërkova që Komisioni i Jashtëm dhe Qeveria të shprehet për planin e paqes dhe politikat amerikane për Gazën dhe iniciativën e Trump. Vetëm Sali Berisha dhe unë jemi të vetmit që kemi bërë deklarata për këtë iniciativë dhe e mbështes. Qeveria shqiptare qoftë edhe formalisht të bëjë një deklaratë, pasi në të kundërtën tingëllon keq”, tha Shehi.