Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Punë 13 orë në ditë? Sindikatat kundërshtojnë ligjin e ri në Greqi, grevë masive
Pas vendosjes së javës me gjashtë ditë pune nga viti 2024, qeveria greke synon të miratojë një projektligj të ri që lejon punën deri në 13 orë në ditë, për deri në 37 ditë në vit. Ministrja e Punës, Niki Kerameos, e cilëson këtë si një rregull përjashtues “në interes të punonjësve”, por sindikatat e kundërshtojnë fuqishëm. Ata kanë bërë thirrje për një grevë të përgjithshme më 1 tetor 2025, për të kundërshtuar projektligjin për “fleksibilizimin e kohës së punës”. Greva pritet të paralizojë vendin: anijet nuk do të lundrojnë, avionët do të qëndrojnë të parkuar, dhe treni do të ndalet. Shumë punëdhënës dhe punonjës e kritikojnë nismën. Anni, shefe e një salloni bukurie në Athinë, thotë se nuk mund të kërkojë nga punonjëset e...