Qumështi i plotë yndyror: mik i shëndetit apo rrezik i fshehur?

Me 152 kalori dhe rreth 8 gramë yndyrë për një gotë, qumështi i plotë yndyror është parë dikur si një luks, por ekspertët theksojnë se historia është shumë më komplekse

Kohët e fundit ai është rikthyer në qendër të vëmendjes, pasi ligjvënësit dhe zyrtarët shëndetësorë në SHBA po shqyrtojnë mundësinë e rikthimit të tij në menytë shkollore, gjë që ka nxitur një debat të gjallë mbi vlerën e tij ushqyese (Food & Wine).

Çfarë është qumështi i plotë yndyror dhe si ndryshon nga të tjerët?

“Qumështi i plotë mund të duket kalori i lartë, por ushqyeshmëria e tij nuk ndryshon shumë nga opsionet me më pak yndyrë që shohim në raftet e dyqaneve,” shpjegon Kathy Brown, dietologe e regjistruar dhe presidente e Këshillit Kombëtar për Produktet e Qumështit.

Dallimi kryesor është tek yndyra dhe kaloritë:
▪ Një gotë qumësht i plotë: 152 kalori, 8 g yndyrë▪ 2% yndyrë: 122 kalori, 4 g yndyrë▪ 1% yndyrë: 106 kalori, 2 g yndyrë▪ Qumështi i skremuar: 84 kalori, pa yndyrë

Dijetologia Lauren Twig shton se gjithë yndyra hiqet gjatë procesimit dhe rikthehet në sasi të ndryshme sipas llojit të qumështit. Qumështi i plotë ka rreth 3.25% yndyrë, që është pothuajse e barabartë me përbërjen natyrale të qumështit të freskët, duke i dhënë atij shijen karakteristike dhe teksturën kremoze, transmeton Telegrafi.

Pse qumështi i plotë kishte reputacion të keq?
Në vitet 1980–1990, produktet e qumështit me yndyrë të plotë fituan reputacion negativ për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrnave të ngopura, që konsideroheshin faktor rreziku për sëmundjet e zemrës. Megjithatë, studime të reja po e ndryshojnë këtë perspektivë.

Një studim i publikuar në vitin 2025 në The American Journal of Clinical Nutrition nuk gjeti dallime të rëndësishme në rrezikun kardiovaskular mes atyre që pinin qumësht të plotë dhe atyre që konsumonin qumësht me pak yndyrë. Studiuesit theksuan se për shëndetin e zemrës është më e rëndësishme të kufizohet ushqimi i ultraprocesuar i varfër në lëndë ushqyese, sesa të zgjidhet midis varianteve të qumështit.

Edhe sipas Harvard Health, yndyrnat e ngopura të marra nga ushqime të plota si produktet e qumështit nuk kanë të njëjtin efekt negativ si yndyrnat e përpunuara nga ushqimet e shpejta ose industriale.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *