Champions/ Inter, Bayern e Atletico dhurojnë spektakël, Liverpooli “shtanget” në Turqi, Mourinho rikthehet me humbje në ‘shtëpi’ (Rezultatet)

Champions/ Inter, Bayern e Atletico dhurojnë spektakël, Liverpooli “shtanget” në Turqi, Mourinho rikthehet me humbje në ‘shtëpi’ (Rezultatet)

Liga e Kampionëve ka mbyllur natën e parë të javës së dytë, me golat dhe surprizat që nuk munguan. Rezultati më surprizues erdhi nga Turqia, aty ku Liverpooli u mposht 1-0 nga Galatasaray. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Osimhen me një 11-metërsh në minutën e 16’, ndërsa “The Reds” marrin humbjen e dytë radhazi, pas disfatës në fundjavë nga Crystal Palace. Tre fitore spektakolare u shënuan dhe tre gjigantë europianë. Bayern Munchen shkon në kuotën e 6 pikëve pas triumfit 1-5 në Qipro kundër debutesve të Pafos. Zikaltrit e Interit gjithashtu morën fitoren e dytë radhazi, pasi mundën 3-0 në shtëpi Slavia Prague, duke shkuar gjithashtu në kuotën e 6 pikëve. Pas fitores në derbin e Madridit, Atletrico shënoi “shuplakën” e dytë...