Sinisha Karan do të jetë kandidat për president të Republikës Sërpska, konfirmon Dodiku

Sinisha Karan do të jetë kandidat për president të Republikës Sërpska, konfirmon Dodiku

  Sinisha Karan do të jetë kandidat i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur në zgjedhjet e parakohshme për president të Republikës Sërpska në Bosnje-Hercegovinë, ka konfirmuar kryetari i partisë, Millorad Dodik. Dodiku, ish-president i këtij entiteti serb në Bosnje, i ka thënë Radio-Televizionit RS se do ta propozojnë Karanin para partnerëve të koalicionit. Karan është në listën e zezë të Departamentit amerikan të Thesarit, për pjesëmarrje në organizimin dhe shënimin e festave jokushtetuese të Republikës Sërpska. Ai është profesor i çështjeve kushtetuese dhe ministër për Zhvillim Teknologjik dhe Shkencor në Qeverinë jokushteteuse të Republikës Sërpska. Zgjedhjet e parakohshme janë thirrur për 23 nëntor, pasi Gjykata e Bosnje-Hercegovinës ia ka revokuar mandatin Dodikut, për shkak të një vendimi përfundimtar për mosbindje ndaj vendimeve të Përfaqësuesit të...