Kaos në aeroportin e Athinës, anulohet fluturimi Athinë–Tiranë i WizzAir

Mbi 100 pasagjerë, mes tyre të moshuar dhe fëmijë, mbetën në pritje pa asnjë informacion nga kompania WizzAir.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

Një situatë kaotike është regjistruar mbrëmjen e sotme në aeroportin ndërkombëtar të Athinës, pas anulimit të papritur të fluturimit Athinë–Tiranë të kompanisë ajrore WizzAir. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

Më shumë se 100 pasagjerë, mes tyre të moshuar, gra dhe fëmijë të vegjël, kanë mbetur në pritje pa asnjë informacion zyrtar. Udhëtarët thonë se pavarësisht kërkesave për sqarime pranë sporteleve apo shërbimit ndaj klientit, nuk iu është komunikuar as arsyeja e anulimit dhe as një orar i ri për nisjen.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

Mungesa e informacionit ka shkaktuar shqetësim dhe irritim të madh, sidomos tek ata që kishin lidhje të tjera udhëtimesh apo angazhime urgjente në Shqipëri. Disa pasagjerë u shprehën se janë detyruar të qëndrojnë në këmbë për orë të tëra, ndërsa indiferenca e kompanisë vetëm sa e ka përkeqësuar situatën.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”