Kryemadhi: Ilir Meta është flori, akuzat ndaj tij janë trillime. S’ka lidhje as me floririn e Krrabës e as me llogari të fshehta në Londër

Kryemadhi: Ilir Meta është flori, akuzat ndaj tij janë trillime. S’ka lidhje as me floririn e Krrabës e as me llogari të fshehta në Londër

E ftuar në emisionin “Log.” në News24, ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar zhvillimet lidhur me hetimin e SPAK ndaj saj, duke u ndalur edhe te akuzat e ngritura ndër vite ndaj ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta. Në një prononcim të drejtpërdrejtë, Kryemadhi ka mohuar kategorikisht ekzistencën e të ashtuquajturit “flori i Kërrabës”, një çështje që sipas saj është përdorur në mënyrë të përsëritur për të njollosur figurën e Metës. “E mbani mend floririn e Kërrabës që akuzonin Ilir Metën se e kishte vjedhur? Ilir Meta është flori, sepse ka shpirtin flori,” deklaroi Kryemadhi, duke shtuar se vetëm një njeri me “zemër të artë” do të kishte bërë sakrificat që, sipas saj, Meta ka bërë në politikë dhe në jetën publike. Ajo gjithashtu hodhi...