Humbet 15-vjeçari nga Gjirokastra, familjarët ngrenë alarmin: U nis drejt Tiranës (Emri+Foto)

Humbet 15-vjeçari nga Gjirokastra, familjarët ngrenë alarmin: U nis drejt Tiranës (Emri+Foto)

Një 15-vjeçar nga Gjirokastra është shpallur i zhdukur prej më shumë se 7 orësh. Lajmi është bërë publik nga familjarët e tij duke apeluar tek çdo qytetar që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e adoleshentit. I mituri quhet M. Kalemi, 15 vjeç, rreth 1.80 i gjatë, me sy bojëqielli. Në momentin e fundit që është parë, ka qenë i veshur tërësisht me të zeza dhe me atlete ngjyrë gri. Sipas dëshmive të familjarëve, ai është parë për herë të fundit rreth orës 12:30 pranë agjencisë në urën e lumit, duke kërkuar të niset drejt Tiranës. Për shkak se nuk kishte para për biletën, dyshohet se mund të jetë nisur me ndonjë mjet rastësor. Familjarët, duke kontaktuar me JOQ, shprehen shumë të shqetësuar dhe kërkojnë...