“U nis pa lekë drejt Tiranës”, zhduket pa gjurmë adoleshenti nga Gjirokastra, familja bën thirrje për ndihmë

“U nis pa lekë drejt Tiranës”, zhduket pa gjurmë adoleshenti nga Gjirokastra, familja bën thirrje për ndihmë

Një 15-vjeçar nga Gjirokastra është shpallur i zhdukur prej më shumë se 7 orësh. Lajmi është bërë publik nga familjarët e tij, të cilët i janë drejtuar mediave për ndihmë, duke apeluar tek çdo qytetar që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e adoleshentit. I mituri quhet Mateo Kalemi, 15 vjeç, rreth 1.80 i gjatë, me sy bojëqielli. Në momentin e fundit që është parë, ka qenë i veshur tërësisht me të zeza dhe me atlete ngjyrë gri. Sipas dëshmive të familjarëve, ai është parë për herë të fundit rreth orës 12:30 pranë agjencisë në urën e lumit, duke kërkuar të niset drejt Tiranës. Për shkak se nuk kishte para për biletën, dyshohet se mund të jetë nisur me ndonjë mjet rastësor. Familjarët shprehen shumë...