Zyrtari amerikan: Putini po nxjerr tanket nga muzetë, forcat ruse janë shkatërruar

Zyrtari amerikan: Putini po nxjerr tanket nga muzetë, forcat ruse janë shkatërruar

I dërguari i SHBA-së në Ukrainë, Keith Kellogg, është pyetur se çfarë do të duhej të bënte Presidenti rus Vladimir Putin që SHBA-të të reagonin drejtpërdrejt. “Mendoj se llogaritja është te Putini”, ka thënë ai. “Nëse i shikoni forcat e tij ushtarake, ato janë shkatërruar plotësisht. Kur shikoni njësitë e tij në vijën e parë të frontit, ato u shkatërruan në vitin e parë të asaj lufte”, tha Kellogg më tej. “Ai po nxjerr tanket nga muzetë për t’i çuar në vijën e frontit”, vijoi ai. Kellogg thotë se për sa kohë që aleanca e NATO-s është shumë konsistente, nuk ka nevojë të vizatohen vija të kuqe të mëtejshme. “Ai [Putini] e ka problemin, jo Perëndimi”, tha mes të tjerash Kellogg. “Ai duhet ta marrë...