Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Kandidatura e PD për Tiranën, në ngërç”/ Ilir Alimehmeti: Zgjedhjet në Tiranë, shans i artë për opozitën
Kreu i këshilltarëve bashkiakë demokratë, Ilir Alimehmeti thotë se aktualisht, kandidatura e PD për Tiranën, është në ngërç. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Alimehmeti u shpreh se ekzekutimi politik i Erion Veliajt nga kryeministri Edi Rama dhe mbajtja e zgjedhjeve në Tiranë, është shans i artë për opozitën. “Nuk e di. Unë dua të them diçka. Kam një parim, ne kishim mision largimin e Erion Veliajt. Opozita këtë e ka shansin e artë. Është dashur të punohej me dy duar. Njëra dorë, ishte ajo e goditjes. Nga krahu tjetër, është dashur punimi me ekipin për Tiranën. Kjo dorë e dytë nuk ka punuar aq mirë sa dora e parë. Do duhej të ishte punuar më përpara, dihej që kjo ditë do vinte. Të...