Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Koka derrash dhe mbishkrime islamofobe në Francë dhe Gjermani’ – provokimet e 11 serbëve të arrestuar
Autoritetet e Serbisë i kanë arrestuar njëmbëdhjetë shtetas serbë, të dyshuar për një sërë aktesh provokative me prapavijë raciste dhe fetare, të kryera nga prilli deri në shtator të këtij viti në territorin e Francës dhe Gjermanisë. Mes veprimeve për të cilat dyshohen janë: hedhja e ngjyrës së gjelbër në Muzeun e Holokaustit dhe disa sinagoga në Paris, vendosja e kokave të derrave para objekteve fetare myslimane, si dhe vendosja e mbishkrimeve me përmbajtje antisemite dhe islamofobe. Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë, dhe përgjatë asaj periudhe pritet të merren në pyetje nga prokurorët. Autoritetet franceze, gjermane dhe ato serbe ende nuk kanë dhënë më shumë përgjigje në pyetjet e Radios Evropa e Lirë lidhur me rastin. Sipas burimeve të afërta me hetimet, personi...