Prej shkurtit, drejtimi i Bashkisë së Tiranës mbetet ‘pa zot’ pas arrestimit të Veliajt. Këshilli Bashkiak kërkoi shkarkimin e tij nga qeveria, një hap i cili i adreson drejt zgjedhjeve për drejtuesin e ri të bashkisë më të madhe në vend. Në një intervistë televizive, juristja Brisida Gjikondi tha se Veliaj duhet të jepte dorëheqjen fill pas arrestimit të tij. Më tej, në analizën e saj Gjikondi thotë se opozita nuk po shfrytëzon mundësinë, pas akuzave të njëpasnjëshme ndaj Veliajt gjatë qeverisjes së tij, por po bën avokatinë e ish kryebashkiakut.
“Opozita është fast foodi që nuk ka vizionin dhe koherencën e vetë. Kanë bërë protesta para bashkisë dhe tani që u erdhi mundësia në dorë, janë bërë avokatë të Veliajt. Ka diçka që luan mes Berishës dhe Veliajt. Që nga momenti që Veliaj del kundër vullnetit të partisë dhe e çon në Gjykatë Kushtetuese nuk mund të ngatërrojë çështjet, nuk arrin dot të rikthehet aty ku ka qenë. Reputacionin e merr vetëm me çështjen e SPAK, jo të Bashkisë. Berisha ka tërë këto ditë që nuk kishte një grup emrash.
Bashkia e Tiranës ka 100 vite, ka pasur 46 kryetarë bashkie dhe asnjëherë nuk ka qenë personi mbi Bashkinë. Të gjithë merren me Gjykatën Kushtetuese dhe nuk duhet të kishte moral Veliaj pas shkarkimit të Ramës. Vetë duhet të jepte dorëheqjen nëse ka integritet politikani. Nuk e prisja që pas shkarkimit të bënte këtë lojë dhe të ushqente këtë opozitë të lodhur. Begaj edhe mund të dekretojë datat e pjesëve të tjera të Bashkive.
Fan Noli thoshte që Kolltugofagët janë si krimbat që ushqehen me infeksionin e Shqipërisë dhe nuk ikin nga kolltuku.”
‘Diçka luan mes Berishës dhe Veliajt’, Gjikondi zbardh prapaskenat: Opozita po bën avokatinë e ish-kryebashkiakut
