Kurti dhe senatorja Shaheen flasin për raportet Kosovë-ShBA

Kurti dhe senatorja Shaheen flasin për raportet Kosovë-ShBA

Kosova E Martë, 30 Shtator 2025 20:50 Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, vazhdoi edhe këtë të martë takimet në Washington D.C.. Ai bashkë me zv/ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe ambasadorin e Republikës së Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli, takoi senatoren demokrate nga New Hampshire, Jeanne Shaheen. Marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet e fundit në vend, progresi ekonomik, investimet në mbrojtje, përmirësimi në siguri dhe sundim të ligjit ishin ndër temat e diskutimit. Kurti veçoi bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes, vendimin e Qeverisë për heqjen e tarifës doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga ShBA-ja dhe vazhdimin e programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën nga administrata e re amerikane, si...