Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Angli/ Vetëvrasja në anijen-hotel e Leonard Farrukut, dëshmia e shokut të dhomës: Kishte një fytyrë të buzëqeshur
Në qytetin Dorset në Anglinë jugore po shkon drejt fundit marrja e dëshmive të atyre që e njihnin dhe e dërguan në anijen hotel Leonard Farrukut. Një proces gjyqësor i cili po udhëhiqet nga Mjekja ligjore Rachael Griffin pritet të dalë me përfundime konkrete se përse Leonard Farruku i dha fund jetës. Mjekja ligjore tha se kishte ndërmend të jepte përfundimin e hetimit ditën e enjte, më 2 Tetor. Agjencia e lajmeve britanike AP e cila është duke e ndjekur këtë process ka publikuar ditën e sotëme një shkrim të cilit i referohet Top Channel. Shkrimi i plotë: Një shqiptar që vdiq në anijen hotel Bibby Stockholm nuk kishte paraqitur ankesa apo shqetësime për kushtet në bord, dëgjoi një hetim gjyqësor. Leonard Farruku u gjet pa ndjenja në një kabinë dushi në anijen e akomodimit në Portin Portland, Dorset, më 12 dhjetor 2023. Një...