Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            ‘Në tryezën e partnerëve ndërkombëtarë’, Rama ndan pamjet: Adresojmë arritjet dhe sfidat
                            Kryeministri Edi Rama është ulur sot, 30 shtator, në tryezë me partnerët ndërkombëtarë, ku kanë diskutuar arritjet dhe sfidat e bashkëpunimit në rrafshin e mbështetjes financiare për Shqipërinë dhe projekteve zhvillimore.  Rama ndau një video nga takimi në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe koordinimit me donatorët dhe institucionet ndërkombëtare për të siguruar fonde dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.  Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit, identifikimi i mundësive të reja për investime dhe adresimi i sfidave që lidhen me menaxhimin e projekteve dhe financimin e tyre.  Kujtojmë se sipas raportit të fundit nga Banka e Shqipërisë, Turqia dhe Italia kryesojnë në investimet e huaja direkte për 6-mujorin e parë të këtij viti në vend.  Për gjysmën e parë të vitit, investimet e kompanive me...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   