Burimi: 
								Inforculture.info
								
							 
                                
                                    Foto © Inforculture.info                                
                            “Njëra veshkë s’funksionon, tjetra po dobësohet”, Veterani i UÇK’së nga Drenica kërkon ndihmë financiare për shërim
                              Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haradin Hoti, ka bërë një apel për ndihmë, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ai ka njoftuar se vuan nga një sëmundje e rëndë e veshkave, ku njëra prej tyre nuk funksionon fare, ndërsa tjetra është në gjendje të rënduar, shkruan rajoni.org. Aktualisht, Hoti po i nënshtrohet seancave të rregullta të dializës, çdo ditë të dytë, ndërsa ka bërë të ditur se të martën do të marrë dokumentacionin për procedurat e transplantit jashtë vendit, në Turqi Hoti, që dikur ishte pjesë e radhëve të UÇK-së, thekson se deri më tani nuk ka dashur të obligojë askënd për ndihmë, qoftë si veteran, apo si banor i Skenderajt. Megjithatë, përballë situatës së rëndë, ai kërkon mbështetje nga të gjithë...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   