Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Dronët: Nga lodër e vogël në mjet që po ndryshon botën
Origjina e dronëve Historia e dronëve nuk ka filluar aspak si një argëtim teknologjik, por si një nevojë ushtarake. Që në Luftën e Parë Botërore, inxhinierët në SHBA dhe Britani testuan avionë pa pilot, të kontrolluar në distancë. Qëllimi ishte që misionet e rrezikshme të kryheshin pa rrezikuar pilotët. Edhe pse teknologjia e asaj kohe ishte ende e kufizuar, ky ishte hapi i parë drejt dronëve modernë. Në vitet që pasuan, gjatë Luftës së Dytë Botërore, dronët u zhvilluan më tej dhe u përdorën për stërvitjen e pilotëve dhe si mjete spiunazhi. Në dekadat që vijuan, ata mbetën të lidhur ngushtë me ushtrinë, por me rritjen e teknologjisë së telekomandimit dhe baterive, u hapën dyert edhe për përdorim civil. Nga fusha ushtarake te përdorimi civil...